Ahmeti pret në takim lamtumirës ambasadorin çek Jaroslav Ludva

Advertisement

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Republikës Çeke në Maqedoninë e Veriut, Jaroslav Ludva.

Përmes një postimi, Ahmeti shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe kontributin e ambasadorit në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës Çeke dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj perspektivës evropiane të vendit.

Sipas Ahmetit, gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe u shkëmbyen mendime për zhvillimet politike, procesin e integrimit evropian dhe sfidat me të cilat përballet vendi.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së Marrëveshjes së Ohrit, respektimit të barazisë dhe përshpejtimit të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Në fund të takimit, Ahmeti i uroi ambasadorit Ludva suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke shprehur besimin se bashkëpunimi dhe miqësia ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit