Berisha kundërshton shpalljen “non grata” të Valon Belës dhe Bekir Halimit: Vendim i papranueshëm

Advertisement

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha dënon ashpër vendimin e Ministrisë së Brendshme për të shpallur person “non grata” Valon Belën dhe Bekir Halimi. Berisha e cilësoi shpalljen “non grata” të Belës si një atentat të rëndë kundër fjalës së lirë, duke pretenduar se ky akt vjen pasi aika denoncuar publikisht qëndrimet e kryeministrit Edi Rama. Kurse për ndalesën e imamit, thotë se vërtetë nuk pajtohet me disa fjalë të tij, por thekson se vetë Edi Rama është i akuzuar në mënyrat më të ndryshme për keqtrajtime të grave.

Sali Berisha, kryetar i PD-së

Dua të dënoj me forcën më të madhe shpalljen ‘non grata’ të gazetarit të shquar nga Maqedonia e Veriut Valon Belën. Valon Bela është nga ata luftëtarë të lirisë, i cili nu ka nda për idealet e lirsë penën nga pushka…Dënoj gjithashtu edhe ndalimin e imamit, për faj, se paska thënë një fjalë që absolutisht nuk duhet ta thoshte. Por mendësia e tij nuk mund të jetë kurrë shkak për të ndaluar hyrjen në një vend ku vrasjet e grave janë më të shumta se në të gjithë Evropën të marra së bashku”.

Ministria e Brendshme e Shqipërisë një ditë më parë shpalli “non grata” dy shtetas nga Maqedonia e Veriut Valon Belën dhe Bekir Halimin, për siç thonë veprime që cënojnë sigurinë kombëtare dhe rendin publik të Republikës së Shqipërisë. Masa e vënë ndaj tyre mësohet se do të jetë nga 10 vite secili ndërsa ndaj Valon Belës u lëshua edhe urdhër dëbimi.

Vendimi është marrë pasi Bela dhe Halimi sipas tyre dyshohet se kanë zhvilluar dhe kryer veprimtari kundër shtetit shqiptar, e cila bie ndesh me interesat e sigurisë kombëtare dhe cenon rendin kushtetues të shtetit shqiptarë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit