LSDM reagon për ndërprerjen e seancës së pyetjeve parlamentare

Advertisement

LSDM akuzoi kryeministrin Hristijan Mickoski se është fshehur pas partnerit të koalicionit ZNAM për t’iu shmangur përgjigjeve ndaj pyetjeve parlamentare.

Sipas partisë opozitare, pas vonesave procedurale gjatë gjithë ditës, në momentin kur kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, duhej të parashtronte një pyetje shtesë, koordinatori i grupit parlamentar të ZNAM-it kërkoi një pauzë prej një ore, ndërsa nënkryetarja e Kuvendit ndërpreu seancën.

LSDM pretendon se Mickoski nuk ka dhënë përgjigje për premtimet e parealizuara, situatën ekonomike, ndotjen dhe çështje të tjera që, sipas tyre, janë me interes publik.

Nga LSDM vlerësojnë se kryeministri dhe ministrat e Qeverisë po i shmangen pyetjeve të opozitës, duke shtuar se përgjegjësia nuk mund të shmanget dhe se qytetarët do të kërkojnë llogari.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit