Meri Dika Georgievska sot ka nisur detyrat e saj në krye të Gjykatës Kushtetuese

Advertisement

Sot, gjyqtarja Meri Dika Georgievska i ka filluar detyrat e saj të punës në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë ditës së parë të punës, gjyqtarja Georgievska zhvilloi takim pune me kryetarin Darko Kostadinovski, i cili e informoi për organizimin e brendshëm dhe mënyrën e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe e prezantoi me gjyqtarët dhe të punësuarit në shërbimin profesional.

Gjyqtares Georgievska i janë dorëzuar materialet e punës për aktivitetet e ardhshme të Gjykatës.

Në periudhën në vijim, asaj do t’i caktohen lëndët për të cilat do të veprojë si gjyqtare‑raportuese, njoftuan nga institucioni.

Mandati i gjyqtares Meri Dika Georgievska në Gjykatën Kushtetuese zgjat nëntë vjet përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit