Film nën yje në Strugë: Mbrëmje speciale për 250-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së

Advertisement

Më 4 korrik 1776 u miratua Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me rastin e 250-vjetorit të kësaj ngjarjeje historike, Këndi Amerikan në Strugë, në bashkëpunim me Komunën e Strugës, ju fton në një mbrëmje të veçantë filmi nën yje.

Këtë të premte, stadiumi „Karaorman“ do të shndërrohet në një hapësirë të veçantë për të shijuar një film, atmosferën e këndshme verore dhe shoqërinë e mirë.

31 korrik 2026 | 20:00 – Hapja e dyerve
20:30 – Fillimi i filmit
Vendi: Stadiumi „Karaorman“, Strugë
Hyrja: Falas
Filmi do të shfaqet në gjuhën angleze, me titra në anglisht, dhe është i përshtatshëm për të gjitha moshat. Fëmijët duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit.

Merrni me vete diçka të rehatshme për t’u ulur, si një batanije ose një karrige të palosshme, dhe ejani të shijojmë së bashku një mbrëmje të këndshme me film dhe shoqëri të mirë.

Hyrja në stadium bëhet nga ana pas këndit të lojërave, pranë restorantit „Vanilla“.

Organizatorë: Këndi Amerikan në Strugë dhe Komuna e Strugës.

Ju presim!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit