Të jetosh vazhdimisht në pozicion mbrojtës, duke ndjerë nevojën të shpjegosh çdo veprim, çdo fjalë apo çdo vendim, mund të jetë rraskapitëse për shëndetin emocional. Ekspertët e psikologjisë theksojnë se pyetje të vazhdueshme si: “Pse e the?”, “Pse veprove kështu?”, “Pse qeshe?”, “Pse nuk më fole?”, krijojnë presion dhe stres te individi.
Sipas tyre, marrëdhëniet e shëndetshme ndërtohen mbi besimin dhe respektin, jo mbi dyshimin e vazhdueshëm apo nevojën për të justifikuar çdo hap. Kur një person ndihet i detyruar të mbrohet gjithë kohën, kjo mund të ndikojë negativisht në mirëqenien psikologjike dhe të shkaktojë lodhje emocionale.
Psikologët rekomandojnë vendosjen e kufijve të shëndetshëm në komunikim dhe krijimin e marrëdhënieve ku mbizotërojnë mirëkuptimi, besimi dhe respekti reciprok.





