Shkup, 30 qershor – Marija Miteva është zgjedhur kryetare e re e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv të partisë.
Miteva aktualisht ushtron edhe detyrën e zëdhënëses së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Në të njëjtën mbledhje, Todor Konevski është zgjedhur kryetar i ri i Unionit të Forcave të Rinisë të VMRO-DPMNE-së. Nga partia e përshkruajnë atë si një të ri me perspektivë dhe me energji të fuqishme.
Me këto vendime, VMRO-DPMNE përmbyll ndryshimet kadrovike në dy nga strukturat më të rëndësishme partiake, Unionin e Grave dhe Unionin e Forcave të Rinisë. përcjell Zhurnal.mk .





