Drejtori aktual i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, do të jetë ministri i ri i Shëndetësisë, ka konfirmuar për “Sloboden Peçat” një funksionar i lartë i VMRO-DPMNE-së.
Klekovski do të zëvendësojë në këtë post ministrin aktual, Azir Aliu, i cili është përfshirë në rikonstruimin e Qeverisë.
Sipas këtij rikonstruimi, Aliu ose do të mbetet pa funksion qeveritar, ose është në kombinim për të marrë drejtimin e Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, në vend të Ivan Stoilkoviqit.





