Sali: Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat kalon në komision pavarësisht bllokimeve nga opozita shqiptare

Advertisement

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, njoftoi se ka përfunduar shqyrtimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat në komisionin parlamentar.

Sali theksoi se gjatë procesit është vërejtur, sipas tij, përpjekje për bllokim nga opozita shqiptare.

“Ky ligj buron drejtpërdrejt nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Për herë të parë, 25 vjet pas nënshkrimit të saj, parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat po institucionalizohet me një zgjidhje të qartë ligjore,” u shpreh Sali.

Ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të mbështesin ligjin, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për vendimmarrje partiake, por për zbatimin e një obligimi kushtetues dhe të Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas tij, miratimi i ligjit është në interes të të gjithë qytetarëve dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë në institucione.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit