Rama flet si sundimtar: Nuk pranoj të më thotë kush si duhet bërë Shqipëria

Advertisement

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në vend, duke deklaruar se nuk pranon, siç u shpreh ai, “sharlatanë apo hipokritë” që t’i tregojnë se si duhet të drejtohet Shqipëria.

Siç duke reagimi madhështor qytetar e ka bërë të humbëse kontrollin e arsyes kreun e qeverisë Shqiptare. Deri disa ditë më parë i injoronte duke i përqeshur me histori flamingosh, por tani duke e parë se shqiptarët e kanë marrë vendimin, ai nxjerr kërcënime, sharje dhe fyerje. Kjo tregon afrimin e fundit. Te gjitha diktaturat dhe diktatorët në fundin e tyre këtë sjellje kanë. Edhe Rama e di, por siç duket thotë – ta provoj mos po funksionin e shqiptarët tremben.

Në një deklaratë në podkastin e propagandës  “Flasim”, Rama tha se jo të gjithë pjesëmarrësit në protesta kanë të njëjtat arsye, duke përmendur ndikimin e rrjeteve sociale, “impulseve nacionaliste” dhe “manipulimeve” si faktorë që, sipas tij, ndikojnë në mobilizimin e qytetarëve.

“Unë dua ta them shumë qartë dhe drejtpërdrejtë, kjo është protesta që mua më intereson, që më zemëron po ashtu që më motivon të vijoj luftë time,. Nuk më zemër protesta e sikureve apo shtirjeve, ajo më neverit, kjo më zemëron, nëse nuk do të isha në vendin tënd i dashur Amos, do të isha edhe vetë në protestë.

E ndjej zemërimin tënd. Jo çdo kush është në protestë për të njëjtën arsye. Ka nga ata që nuk i çon aty like, influencer, impulset e verbra nacionaliste , manipulimet apo misionet për të manipuluar të tjerët, por një hall që kthehen në zemërim e që më pas shpërthen.

Çdo mesazh që më vjen në telefon unë e ndjek. Ata që më janë vënë pas do të më gjejnë pas, në aspektin e debatit. Nuk pranon çdo sharlatan apo njeri të futur nga të tjerë, apo hipokritë që i kam parë në punë të marrin mikrofonin e të më thonë se si bëhet Shqipëria, këtë nuk e pranoj”, tha ai.© SYRI.net

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit