Dy muaj pa ujë, banorët e fshatit Arnaqi paralajmërojnë protesta

Advertisement

“Ja, s’ka ujë. Sa kohë nuk keni ujë? Dy muaj. Po si ia bëni? Marrim ujë neper çezmat tjera në Saraj, në Shkup, ku të mundemi e atje, varet çdokush se si mundët”, tha një banor i fshatit Arnaqi.

Të moshuarin Said Raifi, banorë i fshatit Arnaqi, e takuam duke pritur me shpresë që uji do të vije në çezmat e xhamisë së fshatit. Me problemin e mungesës së ujit përballën edhe banorët tjerë të këtij fshati.

“Mbi 700 banorë të fshatrave Arnaqi e epërme dhe e poshtme tani e disa muaj përballën me mungesë të ujit. Banorët kërkojnë zgjidhje nga ana e institucioneve ndërsa për shkak të mungesës së ujit detyrohen që të gjejnë zgjidhje duke bartur ujë në këtë të nxehtë me bidonë” , tha Avni Tahiri, gazetar.

”Ne jemi tek uji e ujë nuk kemi. I gjithë Shkupi furnizohet me këtë ujë e deri në Veles shkon ky ujë e ne nuk kemi ujë. Kjo është e turpshme”, tha një banorë i fshatit Arnaqi.

Sipas kryetarit të bashkësisë lokale të fshatit Arnaqi, me mungesë të ujit përballën tash e sa vite por edhe pse kanë kërkuar zgjidhje deri tani nuk është ndërmarrë asnjë iniciative nga institucionet.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit