Mickoski: Me dhimbje të thellë prita lajmin për vdekjen e papritur të kryetarit të Bërvenicës, Jovica Ilievski

Advertisement

Hristijan Mickoski:

Me dhimbje të thellë e prita lajmin për vdekjen e papritur të Jovica Ilievskit, kryetarit të Komunës së Bërvenicës.

​Jovica ishte një njeri punëtor, i ndershëm dhe modest, plotësisht i përkushtuar ndaj njerëzve dhe komunës që udhëhiqte. Ai e kuptonte funksionin si një detyrim ndaj qytetarëve, ndërsa besimin që mori e arsyetoi me punë, prani dhe rezultate.

​Ishte gjithmonë mes njerëzve. I dëgjonte ata, i ndihmonte dhe luftonte për nevojat e tyre. Prandaj qytetarët i dhanë besimin edhe për mandatin e dytë. Do ta kujtojmë gjithashtu si një adhurues të madh të sportit, njeri me energji të fortë, qasje të sinqertë dhe zemër të hapur.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit