UNICEF: Ajri i ndotur, thatësirat dhe valët e të nxehtit – kërcënimi kryesor për fëmijët në Maqedoni

Fëmijët në Maqedoni janë gjithnjë e më të ekspozuar ndaj kërcënimeve të shumta klimatike në të njëjtën kohë. Shumica e tyre preken nga valët e të nxehtit, thatësirat dhe ndotja e ajrit, sipas një raporti të ri global nga UNICEF.

“Raporti i vitit 2026 mbi rreziqet klimatike për fëmijët zbulon se kërcënimet e paraqitura nga ndryshimet klimatike janë të përhapura në Maqedoninë e Veriut dhe tashmë po ndikojnë në shëndetin, zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve. Rreth tre të katërtat e tyre preken nga thatësirat – 73 përqind, pothuajse nëntë në dhjetë fëmijë janë të ekspozuar ndaj valëve të të nxehtit – 87 përqind dhe pothuajse të gjithë fëmijët – 99.9 përqind, janë të ekspozuar ndaj ndotjes së dëmshme të ajrit”, thuhet në njoftim.

 

Sipas Leslie Miller, përfaqësuese e UNICEF-it, fëmijët në Maqedoni po rriten në një klimë në ndryshim, ku nxehtësia ekstreme, thatësirat dhe ndotja e ajrit janë për fat të keq pjesë e jetës së përditshme.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit