Edicioni i katërt i ‘Gjon Mili Video Art Festival’ ktheu Korçën në skenë të artit bashkëkohor

Për tre ditë me radhë, Korça mirëpriti edicionin e katërt të “Gjon Mili Video Art Festival”, duke bërë së bashku artistë, krijues dhe dashamirës të artit.

Programi përfshiu video art, filma të shkurtër, dokumentarë dhe projekte bashkëkohore. Ashtu si edhe në edicionet e tjera, festivali pasuroi jetën kulturore të qytetit, duke e kthyer Korçën në një destinacion të rëndësishëm për artin dhe kulturën.

Përtej ekranit dhe projeksioneve, Gjon Mili Video Art Festival u mundësoi artistëve pjesëmarrës edhe vizita në objekte të trashëgimisë kulturore siç ishte vizita në Manastirin e Shën Pjetrit, në Vithkuq, një nga monumentet më të veçanta të zonës. Artistët zbuluan më shumë nga trashëgimia kulturore dhe peizazhi i mrekullueshëm i Kolonjës.

Në përfundim të aktiviteteve të festivalit, siç është bërë tashmë traditë, programi ka vijuar me evente që shkojnë përtej artit dhe filmit, duke krijuar hapësira për shkëmbim kulturor dhe përjetime autentike lokale, njohja nga afër me kulinarinë e zonës dhe mikpritjen shqiptare. /atsh/KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit