Nje aksident i rende rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë, ku për pasojë ka humbur jetën një 26-vjeçare nga Maqedonia e Veriut mëson strugalajm nga mediat shaiptare.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet që lëvizte nga Korça eshte perplasur me një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga një shtetas i Magedonisë së Veriut.
Si pasojé e perplasjes se forte, ka nderruar jeté nje 26-vjeçare nga Magedonia e Veriut, e cila udhetonte si pasagjere në automjetin me targa të huaja jozyrtarisht mësohet se viktima eshtë nga Struga .
Ndërkohë, të lënduar kanë mbetur drejtuesit e të dy mjeteve si dhe dy pasagjere te tjere qe ndodheshin ne automjetet e perfshira në aksident.
Kater personat e lênduar jane transportuar në spital, ku po marrin trajtim mjekësor dhe, sipas autoriteteve, ndodhen jashtë rrezikut per jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në kete aksident tragjik.





