Pavarësisht digjitalizimit të sistemit për terminë, pacientët që presin për kontrolle apo ndërhyrje kirurgjikale ankohen se humbin radhën për shkak të lidhjeve të mjekëve me pacientët. Pacientët madje dyshojnë edhe për keqpërdorime financiare nga ana e stafit mjekësor.
“Për listën e pritjes ende jemi në fazë të analizimit, kemi njohuri nga pacientët por nuk mund të flas publikisht pasi nuk i kemi të vërtetuara si duhet , por ka raste të tilla të keqpërdorimeve, p.sh të llojit që pacienti shkon për tu operuar por kthehet mbrapa pasi pasqyra e gjakut nuk është e mirë që të operohet, më pas pacientët bën pasqyrë të gjakut në laboratori dhe rezulton se gjithçka është në rregull. Duhet patjetër ti analizojmë dhe ti detektojmë këto lloj keqpërdorime”, deklaroi Azir Aliu, ministër i shëndetësisë.





