Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski njoftoi sot se së shpejti mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në vend.
Ai e bëri të qartë këtë në hapjen e sallës së rindërtuar sportive “Rasadnik” në Kisella Voda.
“Së shpejti, nga sot, jemi tashmë në gjysmën e dytë të mandatit tonë, do të kemi zgjedhje parlamentare, prandaj le të vendosin qytetarët midis atyre që grabitën, shkatërruan dhe kapitulluan Maqedoninë ose neve që ofrojmë një koncept të ri modern që bazohet në punë të palodhur dhe një betejë pa kompromis me argumente dhe një qëndrim për interesat kombëtare”, tha Mickoski.
Ai shtoi se opozita do t’u ofrojë qytetarëve vetëm një “shpinë të përkulur” në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kryetari i VMRO-së shtoi se partia e tij preferon zgjedhje të rregullta, por se është gati në çdo kohë për zgjedhje të jashtëzakonshme.
Lidhur me kërkesat bullgare për Komisionin për Histori, Mickoski tha se kërkesat e tyre nuk janë të reja por janë kërkesa të parashtruara që nga viti 2022 dhe prandaj edhe atëherë dhe tani jemi kundër.





