Produktet bujqësore në maj 2026 ishin 6.7 për qind më të shtrenjta krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, gjë që ngre edhe një herë pyetjen se sa rritjet e çmimeve po e gërryejnë fuqinë blerëse të qytetarëve dhe po rrisin presionin e përditshëm mbi buxhetet familjare.
Sipas të dhënave të publikuara, çmimet me pakicë në maj të këtij viti u rritën me 5.6 përqind krahasuar me majin e vitit 2025. Rritja më e madhe vjetore u regjistrua në produktet bujqësore, ndërsa shërbimet shënuan një rritje prej 6 përqind, dhe mallrat u rritën me 5.4 përqind.





