(DOKUMENT) Sistemi “Safe City” edhe në gjuhën shqipe

 

 

Sistemi “Safe City”, i vendosur nga Ministria e Punëve të Brendshme për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe evidentimin e shkeljeve të rregullave të trafikut, funksionon në dy gjuhë – maqedonisht dhe shqip.

 

Kjo dëshmohet nga një dokument i siguruar nga redaksia e ORA24.TV, ku vërehet se vendimet dhe njoftimet për kundërvajtjet e regjistruara nga sistemi u dërgohen qytetarëve edhe në gjuhën shqipe.

 

Dokumenti konfirmon se në zbatimin e projektit “Safe City” është respektuar parimi i përdorimit të dy gjuhëve zyrtare, duke u mundësuar qytetarëve shqiptarë që informacionet dhe aktet e lëshuara nga sistemi t’i pranojnë në gjuhën e tyre amtare.

 

“Safe City” është një projekt i MPB-së që synon rritjen e sigurisë në komunikacion përmes monitorimit elektronik të trafikut, evidentimit automatik të shkeljeve dhe përmirësimit të disiplinës së pjesëmarrësve në rrugë.

 

Dokumenti i siguruar hedh poshtë dilemat e ngritura në opinion lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në këtë sistem, duke dëshmuar se ai funksionon në mënyrë dygjuhëshe./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit