Pollozhani: Ligji për Përdorimin e Gjuhëve u soll nga BDI dhe mundëson provimet në shqip

Përfaqësuesi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Pollozhani, ka kritikuar koalicionin VLEN, duke thënë se ai paraqet zgjidhje të pjesshme për çështjen e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Sipas Pollozhanit, VLEN si strukturë politike e krijuar nga pjesë të ndryshme nuk mund të ofrojë zgjidhje të plota për problemet ekzistuese, ndërsa çdo dështim i tyre në raport me partnerët e koalicionit, sipas tij, tentohet të arsyetohet përmes sulmeve ndaj BDI-së.

“VLEN-i si parti e gjysmave të krijuar, mund të propozojë vetëm zgjidhje gjysmake. Ndërsa çdo dështim të tyre në raport me partnerin e tyre të koalicionit mundohen ta arsyetojnë me propagandën e krijuar nga qendra të ndryshme të tyre me sulme ndaj BDI-së. Bashkimi Demokratik për Integrim, e din të gjithë kur ka qenë në Qeveri, mandatin e kaluar e ka sjellur ligjin për përdorimin e gjuhën, ligj për të cilini i mundëson studentëve në këtë rast të japing provimin në shqip”, deklaroi Pollozhani. /SHENJA/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit