Një grua e moshuar vdiq nga zjarri që shpërtheu në një shtëpi në Shkup

Një grua ka humbur jetën pasi një zjarr shpërtheu mbrëmë vonë në një shtëpi në lagjen Pintija të Shkupit. Zjarri është shuar nga Brigada për Mbrojtje Kundër Zjarrit në Shkup, ndërsa ekipet policore gjatë ditës do të kryejnë ekspertizë në vendin e ngjarjes.

“Më 28.05.2026 në ora 01:48 në SPB Shkup është raportuar se në një shtëpi, në pronësi të S.K. (45), ku jetonte edhe nëna e saj M.V. (85), në lagjen Pintija në Shkup, ka shpërthyer zjarr. Nga lëndimet e marra në zjarr, ka ndërruar jetë M.V., ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Ndihma e Shpejtë”, njofton MPB.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit