Qeveria vlerëson se hapja e fondeve nga Agjenda Reformuese për Maqedoninë dhe heqja e misionit vlerësues nga Këshilli i Bashkimit Evropian janë dëshmi konkrete të orientimit evropian të vendit dhe përkushtimit ndaj reformave.
Sipas qëndrimit të shprehur, prioritet mbetet avancimi i procesit eurointegrues pa humbur kohë dhe resurset e qytetarëve.
“Ne jemi për BE-në dhe ky është orientimi ynë strategjik, të cilin po e dëshmojmë me vepra. Hapja e fondeve nga Agjenda Reformuese për Maqedoninë, si dhe heqja e misionit vlerësues nga Këshilli i BE-së, janë tregues të qartë të rrugës evropiane të kësaj Qeverie”, thuhet në reagim.
Në të njëjtën kohë, nga Qeveria kritikojnë opozitën, duke iu referuar angazhimeve të LSDM-së për referendum në të kaluarën. Sipas tyre, qytetarët tashmë kanë parë rezultatet e referendumit të organizuar në vitin 2019, për të cilin, siç thonë, nuk kishte garanci të qarta për të ardhmen evropiane të vendit.
Nga Qeveria shtojnë se çështjet që lidhen me identitetin maqedonas vazhdojnë të mbeten temë e ndjeshme në diskursin politik të vendit.





