Lëvizja Vetëvendosje të hënën do ta hapë shtabin në Çarshinë e Shkupit

Të hënën, me fillim nga ora 18:00, në Çarshinë e Shkupit do të bëhet hapja zyrtare e shtabit të Lëvizja Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut.

Ky organizim shënon herën e parë që VV hap një shtab në Shkup, ndërsa në ngjarje pritet të marrin pjesë aktivistë, simpatizantë dhe qytetarë të shumtë.

Sipas organizatorëve, hapja e shtabit synon forcimin e komunikimit me qytetarët dhe zgjerimin e aktivitetit politik në vend. Aktiviteti do të mbahet në atmosferë festive në zemër të Çarshisë së Shkupit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit