Elbenita Kajtazi gati për debutimin e rëndësishëm në operën “Luisa Miller” në Hamburg

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Elbenita Kajtazi, ka bërë të ditur se ka përfunduar provat finale për produksionin e operës “Luisa Miller”, e cila do të shfaqet në Hamburg State Opera, shkruan Albinfo.ch.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kajtazi tregoi se tri javët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht intensive, por njëkohësisht edhe shumë të veçanta për të, duke falënderuar kolegët dhe ekipin artistik për mbështetjen gjatë përgatitjeve.

Ajo e cilësoi këtë debutim si një hap shumë të rëndësishëm në karrierën e saj artistike, duke theksuar se interpretimi i një roli të ri në një produksion rikthyes nuk është aspak i lehtë.

Në postimin e saj, sopranoja shqiptare shprehu mirënjohje të veçantë edhe për mësuesen e saj, Caroline Merz, e cila, sipas saj, ka qenë pranë në çdo debutim dhe moment të rëndësishëm profesional.

Elbenita Kajtazi po ashtu u shpreh e lumtur që këtë rol do ta interpretojë nën dirigjimin e dirigjentit të njohur Henrik Nánási, ndërsa vlerësoi lart edhe produksionin e regjisorit Andreas Homoki, duke e përshkruar si “vërtet të bukur”.

Opera “Luisa Miller” e kompozitorit Giuseppe Verdi pritet të tërheqë vëmendje të madhe të publikut në Hamburg./Albinfo.ch 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit