Qyra nga Konventa e Valbonës: Struga ka potencial të madh për turizmin malor

Kryetari i Struga, Mendy Qyra, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë si i ftuar nderi në Konventën Euro-Ballkanike të Alpeve, e mbajtur në Valbonë, ku u diskutua për zhvillimin e qëndrueshëm të rajoneve alpine.

Sipas tij, diskutimet mbi diplomacinë alpine, biznesin, akademinë, kulturën dhe qeverisjen lokale rikujtuan se malet nuk janë vetëm peizazh, por edhe potencial i madh ekonomik, turistik dhe zhvillimor.

Qyra theksoi se Struga njihet për liqenin dhe lumin, por shtoi se qyteti ka edhe një pasuri tjetër të jashtëzakonshme – malet.

“Fshatrat malore, shtigjet natyrore, tradita dhe mikpritja autentike e bëjnë turizmin malor një dimension që meriton më shumë vëmendje, investim dhe promovim”, u shpreh ai.

Ai falënderoi organizatorët për respektin dhe organizimin e konventës në Valbonë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit