Prokurorja e Përgjithshme e Izraelit, Gali Baharav-Miara, e ka vlerësuar si të pavlefshme vendimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për emërimin e gjeneral-majorit Roman Gofman si kryeshef të ardhshëm të shërbimit të inteligjencës “Mossad”.
Sipas saj, procesi i emërimit është “shkelur në mënyrë thelbësore”, me mangësi serioze në punën e Komitetit Konsultativ për Emërimet e Larta dhe në bazën faktike mbi të cilën është marrë vendimi.
Baharav-Miara deklaroi para Gjykatës së Lartë të Izraelit se këto parregullsi janë të mjaftueshme për anulimin e vendimit të kryeministrit.
Komiteti për emërime të larta, me shumicë votash, kishte vendosur që Gofman të emërohej kreu i shërbimit të inteligjencës izraelite Mossad, me një mandat pesëvjeçar që pritet të nisë më 2 qershor.
Qëndrimi i prokurores shkaktoi reagime të ashpra nga aleatët e Netanyahut Benjamin Netanyahu. Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, e akuzoi Baharav-Miarën se “po vepron kundër shtetit të Izraelit” dhe shtoi se “në Teheran po e mirëpresin” këtë qëndrim, ndërsa Gofman “po lufton kundër armikut”.





