Kush është togeri i policisë së Kosovës që akuzohet për spiunazh për BIA-n serbe

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Bojan Jevtiq për veprat penale “Spiunazhi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, Jevtiq, në cilësinë e zyrtarit policor me gradën toger, dyshohet se nga një periudhë kohore e pacaktuar deri më 17 korrik 2025, në mënyrë të vazhdueshme dhe me dashje ka mbledhur dhe u ka dërguar zyrtarëve të Shërbimit Inteligjent të Serbisë dokumente zyrtare të klasifikuara.

Sipas aktakuzës, dokumentet e dyshuara kanë qenë të ndërlidhura me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.J. për veprat penale “Spiunazhi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.

Sipas aktakuzës, B.J., në cilësinë e zyrtarit policor me gradën toger, nga një periudhë kohore e pacaktuar deri më 17 korrik 2025, dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme dhe me dashje ka mbledhur dhe u ka dërguar zyrtarëve të Shërbimit Inteligjent të Serbisë, dokumente zyrtare të klasifikuara që ndërlidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Jevtiq, i cili është pjesë e Policisë së Kosovës nga viti 2002, së fundmi e ka mbajtur pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikëkalimin kufitar me Serbinë. Ai u arrestua në korrik të 2025.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit