Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti në intervistën për RTSH ka thënë se Ballkani i Hapur i takon të kaluarës dhe se kjo ka qenë opsion që e ka përkrahur opozita shqiptare, BDI.
Ai tha se VLEN është kundër Ballkanit të Hapur.
“I kemi të qarta qëndrimet, Ballkani i Hapur i takon të kaluarës, ka qenë opsion që e ka përkrahur opozita e tanishme, BDI, jo VLEN. VLEN është kundër Ballkanit të Hapur, mirë që është spostuar”, tha Mexhiti.
Tha se para nesh kemi Procesin e Berlinit, ku fuqizohet edhe Kosova dhe gjithë shqiptarët në rajon.
“Është më tepër interesi jonë të fokusohemi në Procesin e Berlinit se tek Ballkani i Hapur. Për ne si VLEN, Ballkani i Hapur nuk është projekt që është në interes të shqiptarëve”, ka thënë Mexhiti, njëherësh kryetar i komunës së Çairit.




