Rokas takon Qyrën në Strugë, në fokus projektet e BE-së dhe integrimi evropian

Në Strugë është zhvilluar një takim mes kryetarit të komunës, Mendi Qyra, dhe ambasadorit të Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, ku në qendër të diskutimeve kanë qenë projektet e financuara nga BE-ja dhe perspektiva evropiane e vendit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit lokal dhe institucioneve evropiane, me fokus në realizimin e projekteve infrastrukturore dhe zhvillimore që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Strugës.

Ambasadori i BE-së nënvizoi se mbështetja financiare dhe teknike nga Bashkimi Evropian do të vazhdojë, por ajo mbetet e lidhur ngushtë me përparimin në reformat kyçe dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Nga ana e tij, Qyra shprehu mirënjohje për mbështetjen e deritanishme të BE-së, duke theksuar përkushtimin e komunës për të përfituar maksimalisht nga fondet evropiane dhe për të kontribuar në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit