Izraeli nga tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës ka vrarë mbi 72.500 persona

Që nga fillimi i luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës në tetor të vitit 2023, numri i të vrarëve nga ofensiva izraelite është rritur në 72.551, ndërsa 172.274 persona janë plagosur.

Autoritetet lokale shëndetësore palestineze kan[ bërë të ditur se spitalet në Gaza kishin marrë dy trupa në 24 orët e fundit, njëri prej të cilëve u nxor nga rrënojat.

Ata shtuan se numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i armëpushimit më 11 tetor të vitit 2025, ishte rritur në 775, ndërsa më shumë se 2.170 janë plagosur gjatë së njëjtës periudhë, ndërsa 761 trupa janë nxjerrë nga rrënojat.

Një numër viktimash janë ende të varrosura nën rrënoja dhe në rrugë, pasi shërbimet e shpëtimit dhe të emergjencës ende nuk janë në gjendje t’i arrijnë ato, thanë ata, sipas agjencisë palestineze të lajmeve Vafa.

Spitalet njoftuan gjithashtu se 196 vrasje të tjera ishin përfshirë në numrin e përgjithshëm të vrasjeve, pas verifikimit dhe miratimit nga komiteti përgjegjës për dokumentimin e viktimave.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit