Mikun tim, Kongresistin Eliot Engel, por edhe mik i gjithë shqiptarëve, e njihja prej dekadash. E kemi vizituar dhe na ka vizituar, dhe gjithmonë ishte mbresëlënëse njohuria e tij e gjerë për trungun dhe rrënjët shqiptare.
Ndikimi i tij është i madh dhe gjurmët e tij mbeten të përhershme për ne si shqiptarë. Pa dyshim do t’i mungojë shumë kauzës shqiptare në botë, por trashëgimia që ka lënë do të jetojë gjithmonë në histori dhe në vepër.
Faleminderit, miku ynë i shquar, dhe qofsh i parajsës.



