Katër oferta për autobusët elektrikë, pritet vlerësimi pas festave të Pashkëve

Shkup, 11 prill, Zhurnal.mk – Procesi i tenderimit për furnizimin me autobusë të rinj ka përfunduar të hënën, ndërsa autoritetet do të nisin së shpejti me vlerësimin e ofertave të pranuara.

“Afati i tenderit për blerjen e autobusëve të rinj zgjati deri të hënën dhe, në përputhje me ligjin, duhet të presim nëse do të arrijë ndonjë ofertë përmes postës. Menjëherë pas përfundimit të festave të Pashkëve do të fillojmë me procesin e vlerësimit. Kemi katër oferta”, deklaroi Nikolloski, transmeton zhurnal.mk.

Sipas kushteve të parashikuara në procedurën e tenderit, nëse përzgjidhet oferta më e favorshme, 30 autobusët e parë të rinj pritet të arrijnë në muajin shtator.

Tenderi parasheh furnizimin me gjithsej 150 autobusë elektrikë, prej të cilëve 100 janë të destinuar për kryeqytetin, ndërsa pjesa tjetër për komunat e vendit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit