Një sukses i jashtëzakonshëm vjen nga fshati Livadhia. Nxënësja Mbresa Sela ka arritur të rrëmbejë vendin e parë në garat rajonale të matematikës, duke dëshmuar talent dhe përkushtim të lartë në këtë fushë.
Ky rezultat është një arritje e madhe jo vetëm për të, por edhe për shkollën dhe komunitetin nga vjen, duke e vendosur Livadhinë në një nivel të lartë në këto gara.
Suksesi i saj vlerësohet si frymëzim për nxënësit e tjerë dhe dëshmi se puna, talenti dhe përkushtimi sjellin rezultate të mëdha.



