Bajram Rexhepi “n’Podium”: VLEN pa emër, pa kauzë – vetëm propagandë dhe gënjeshtra!

Në emisionin “n’Podium” me Mefo Ismailin në Ora24.tv, Bajram Rexhepi ka drejtuar kritika të ashpra ndaj strukturës së VLEN-it, duke e cilësuar atë si një nga më primitivet në skenën politike të Maqedonisë së Veriut.
Rexhepi theksoi se, megjithëse brenda kësaj strukture ka individë të ndershëm, problemi qëndron te “bërthama”, të cilën e akuzoi për propagandë dhe gënjeshtra pa skrupull.
Ai u ndal edhe te çështja e Korridorit 8, ku përmendi Adnan Azizinin, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë kontribut në këtë projekt dhe se deklaratat e tij janë të pabazuara.
➡️ Sipas Rexhepit, kjo përfaqëson një politikë të ndërtuar mbi manipulim dhe mungesë përgjegjësie.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit