Hawolf publikon këngën e re “Atje” (VIDEO)

Grupi Hawolf nga Prishtina ka publikuar këngën dhe videoklipin e tyre më të ri me titull “Atje”.

Anëtarët e grupit: Granit Havolli (vokale, gitarë), Yll Havolli (gitarë, vokale), Ylber Havolli (bas) dhe Lum Havolli (tupana), përcjellë KultPlus.

Kënga është incizuar në Prishtinë dhe mixuar nga Barrett Jones në Seattle, SHBA.

Videoklipi është realizuar nga Zoom 038 Media me regji të Henor Halilit dhe skenar nga Granit Havolli, duke sjellë një histori vizuale që shoqëron këngën. Në video marrin pjesë aktorët Bislim Muçaj, Ermal Sadiku, Ron Sokol Kamberi dhe Merve Ibrahim.

Kënga dhe videoklipi janë të disponueshme në të gjitha platformat muzikore dhe shënojnë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e grupit Hawolf.

Teksti i këngës:

Prap pa gjumë
Fundi i shtratit, m’dokët plum’
Vijat n’ballë kallxojnë shumë
Dal prej ktu’, iku dikun

Fluturoj mbi re’
Njejtë sikur dje
Aty ku’ m’sheh
Qielli veç’ për ne

Nisem poshtë
Pritoj mu’ kthy
Zanin’ ta’ nij’
Ti thirrë
Atje

A shkojmë atje?
Ku na pëlqen
Ku kemi vend
Ku bashkë e ndjejmë

Fluturoj mbi re’
Njejtë sikur dje
Aty ku’ m’sheh
Qielli veç’ për ne /KultPlus.com

Videoklipi:

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit