Struga ngre zërin për autizmin: Komuniteti në qendër të mbështetjes për fëmijët dhe familjet

Komuna e Strugës ka shënuar ditën kushtuar ndërgjegjësimit për autizmin me një panel diskutimi domethënës, ku u trajtuan sfidat reale me të cilat përballen çdo ditë familjet e fëmijëve me autizëm.

Në këtë aktivitet morën pjesë psikologë, logopedë, pediatër, mësimdhënës dhe prindër, të cilët ndanë përvojat e tyre, duke sjellë një pasqyrë të qartë të nevojës për mbështetje të hershme, të vazhdueshme dhe mbi të gjitha – njerëzore.

Diskutimet theksuan se komuniteti luan një rol kyç në krijimin e një ambienti gjithëpërfshirës, duke ndihmuar në tejkalimin e paragjykimeve dhe duke siguruar që fëmijët me autizëm të pranohen dhe të përfshihen në mënyrë të barabartë në shoqëri.

Njëkohësisht, u nënvizua edhe rëndësia e institucioneve në procesin e diagnostikimit të hershëm dhe integrimit të këtyre fëmijëve në sistemin arsimor.

Nga Komuna e Strugës u përcoll mesazhi i qartë se mbështetja për këto familje do të vazhdojë, duke inkurajuar bashkëpunimin e të gjithë aktorëve për ndërtimin e një komuniteti më të drejtë dhe gjithëpërfshirës.
Së bashku mundemi më shumë – për një shoqëri ku çdo fëmijë ka vendin e tij. 💙

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit