Albi Qamili: Tetova nikoqire e mbledhjes së Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon

Shkup, 2 prill, Zhurnal.mk – Tetova do të jetë nikoqire e mbledhjes së Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, ku për herë të parë në këtë qytet do të mbahet takimi i Këshillit Drejtues dhe Asamblesë së këtij unioni.

Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, bëri të ditur se nikoqir i kësaj ngjarjeje është kryetari i komunës, Bilall Kasami, ndërsa në takim do të trajtohen çështje të rëndësishme për komunat shqiptare në rajon.

Sipas tij, në mbledhje do të diskutohen projekte të përbashkëta, bashkëpunimi ndërkufitar si dhe iniciativa me fokus integrimin dhe zhvillimin evropian.

“Është nder që Tetova pret këtë Union dhe shpresojmë që të dalin projekte me rëndësi për komunat shqiptare”, deklaroi Qamili.

Ai theksoi se organizimi i këtij takimi në Tetovë përbën një mundësi të mirë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave shqiptare në rajon dhe për avancimin e projekteve të përbashkëta zhvillimore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit