Mahmut Ferati: Një mirënjohje nga Tetova që më mungonte prej 50 vitesh

Këngëtari i njohur shqiptar Mahmut Ferati ka ndarë me publikun emocionet pas marrjes së një mirënjohjeje nga Komuna e Tetovës, duke e cilësuar atë si një vlerësim që i kishte munguar karrierës së tij pesëdhjetëvjeçare.
Ferati falënderoi kryetarin e Tetova, Bilall Kasami, si dhe nënkryetarin Albi Qamili për respektin dhe nderin e treguar ndaj tij.
“Një mirënjohje me shumë peshë dhe që ngjalli emocione të veçanta… një mirënjohje që i kishte munguar karrierës sime 50-vjeçare. Ajo vjen nga Tetova, të cilën vazhdimisht e kam promovuar përmes këngës dhe melosit të Pollogut. ‘Më mirë vonë se kurrë’, por ‘dita e mirë shihet që në mëngjes’,” është shprehur Ferati.
Ai theksoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojë t’i këndojë Tetovës dhe të ruajë me përkushtim traditën muzikore të trevës së Pollogut.
“Unë do të vazhdoj t’i këndoj Tetovës, dje, sot e nesër, duke ruajtur me xhelozi dhe fanatizëm melosin e nënqiellit tim,” u shpreh këngëtari.
Në k ëtë mënyrë, mirënjohja nga Komuna e Tetovës përbën një vlerësim të rëndësishëm për kontributin e gjatë të Mahmut Feratit në ruajtjen dhe promovimin e muzikës tradicionale shqiptare.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit