Në kuvend sot është mbajtur seanca për pyetje deputesh, ku më i apostrofuari ishte kryeministri Hristijan Mickoski, të cilit ju drejtuan një sërë pyetjesh nga opozita, por të njejtin nuk e kursyen as deputetet e partisë së tij.
Në mesin e shumë pyetjeve, deputeti nga VMRO-DPMNE, Ljupço Prenxhov, e pyeti kryeministrin Hristijan Mickoski nëse ka pasur marrëveshje për kthimin dhe lirimin e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi. Mickoski theksoi se nuk mund të bëjë marrëveshje me njerëz që, sipas tij, kanë dashur ta shohin fundin e tij. Duke mohuar kategorikishtë ndonjë marrëveshje të tillë, Mickoski akuzoi pikirishtë Grubin se në një festë fetare apo ndryshe siç quhet, festa e faleminderimeve, kryeministri tha se ai i ka ngritur dron mbi shtëpinë e motrës së tij dhe për këtë, ai thotë se është e pa logjikshme të mendohet një gjë e tillë.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Nuk kam problem që në nënvetëdijen e dikujt të akuzohet Qeveria se ka ndonjë marrëveshje, por le të vijmë te logjika. Unë si njeri kam qenë më i sulmuari nga i njëjti person, Artan Grubi. A ju kujtohet ‘pa, pa Micko’? Në festën e Faljes u ngritën dronë mbi pronën e motrës sime dhe ajo pronë u paraqit si e imja. Dhe tani, sipas një logjike të çuditshme, unë dal si kryetar i Qeverisë dhe bëj marrëveshje me këta që duan ta shohin fundin tim politik dhe si njeri. Kjo nuk ka asnjë logjikë”.
I arratisuri siç e quajti Mickoski, tha se është i siguruar nga organet e rendit, ndërsa gjithçka më tej është vendim i gjyqësorit dhe kjo nuk ka lidhje me Qeverinë. Ai shtoi se në opinion po krijohet histeri, ngjashëm si në raste të tjera kur janë përhapur skenarë për kolaps ekonomik apo krizë migratore. Ndërkaq, një detaje interesantë që ra në sy ishte se , përderisa u parashtua kjo pyetje për Mickoskin, dy ministrat nga radhët e Lëvizjes Znam, apo thënë ndryshe parnerët e koaliconit qeverisës, ministri i Drejtësisë Igor Filkov dhe ministri i Administratës, Goran Minçev e kanë lëshuar sallën.



