Mexhiti: Çairi hapi dyert me nderim për Presidentin Bajram Begaj

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mirëpriti sot Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke e bërë Çairin pikën e parë të kësaj vizite shtetërore.

Vizita nisi me një pritje institucionale në ambientet e Komunës së Çairit, ku u zhvillua një takim në frymë mirëkuptimi dhe respekti të ndërsjellë. Në vijim, programi i vizitës u përqendrua në simbolikën historike dhe kulturore të Çarshisë së Vjetër, duke kulmuar me vendosjen solemne të luleve pranë bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

“Sot Çairi dëshmoi dinjitet institucional dhe traditë mikpritjeje. Kjo vizitë riafirmon afërsinë tonë me Shqipërinë dhe përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet,” theksoi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Prania e Presidentit Begaj në Çair përfaqëson një moment me peshë të veçantë institucionale dhe simbolike, duke forcuar më tej lidhjet ndërmjet dy shteteve dhe duke reflektuar respektin për historinë dhe vlerat që na bashkojnë.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit