Kryetari i Strugës, Mendi Qyra priti sportistët e rinj të klubit të 3Disciplines

Kryetaru i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, sot priti sportistët e rinj nga Triathlon and Swimming Club 3Discplines, së bashku me trajnerin e tyre Nikola Kutanoski.

Gjatë takimit, të rinjtë prezantuan sukseset e arritura, synimet e ardhshme dhe sfidat me të cilat përballen në sport, ndërsa kryetari Qyra shprehu mbështetjen e tij të plotë, si në aspektin personal ashtu edhe institucional, për zhvillimin e sportit dhe përkrahjen e talenteve të reja.

Ai theksoi se programi komunal për sport këtë vit ka dyfish më shumë mjete financiare, duke e renditur sportin ndër prioritetet kryesore të komunës.Sipas tij, Struga ka qenë gjithmonë vatër e sportistëve te sukseshëm, të cilët meritojnë mbështetje dhe vlerësim.

Komuna e Strugës mbetet e përkushtuar për investime të vazdhueshme në sport, te të rinjtë dhe në promovimin e zakoneve të shëndetshme të jetesës, si një investim i drejtpërdrejtë për të ardhmen e komunitetit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit