Sylejman Selimi: UÇK-ja nuk mund të dënohet, ajo është pasuri e popullit të Kosovës

Advertisement

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, ka deklaruar se UÇK-ja nuk mund të dënohet dhe se ajo mbetet pjesë e historisë dhe, sipas tij, pasuri e popullit të Kosovës.

Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Selimi tha se Kosova nuk do të ishte në gjendjen e sotme pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja. UÇK-ja është pasuria e këtij populli, pa UÇK-në ne sot nuk do të ishim këtu”, deklaroi Selimi.

Ai përmendi pjesëtarët e UÇK-së, dëshmorët, veteranët dhe invalidët e luftës, duke theksuar se, sipas tij, të gjithë ishin pjesë e një organizate që doli nga populli.

Selimi tha se asnjë trup gjykues, sipas tij, nuk mund ta zhbëjë apo ta cenojë UÇK-në.

“Kësaj organizate që ky trup gjykues mendon t’i dënojë. Nuk mund ta dënojë askush. As nuk ka kush që ta fyejë apo ta zhbëjë UÇK-në, sepse ajo ka dalë nga populli”, u shpreh ai.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit