Pas 12 orëve “të ngujuar” në minierë, dalin shëndoshë e mirë minatorët e Trepçës

Minatorët e Trepçës të ndërrimit të dytë, kanë arritur të dalin shëndoshë e mirë nga miniera, pasi të njëjtit mbetën të “bllokuar” për shkak të një defekti në furnizimin me energji elektrike.

Sabri Hetemi, një nga minatorët e Trepçës  konfirmoi se pas 12 orëve kishin arritur të dilnin shëndoshë e mirë nga miniera.

“Problemet teknike ndodhin në çdo fabrikë apo ndërmarrje. Vonesa pati, por dolëm shëndosh e mirë, falë Zotit”, tha ai. /Klankosova


​Dhjetëra minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar qindra metra nën tokë

Dhjetëra minatorë që kanë përfunduar ndërrimin e dytë, s’kanë mundur të dalin nga Miniera.

Raportohet se kjo për shkak të një defekti në furnizimin me energji elektrike.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi ka deklaruar se ende nuk ka informata të plota për situatën.

“Për shkak të një defekti në energji elektrike ka mbetur i ngujuar ndërrimi i dytë. Nuk kam shumë informata, sepse ende nuk jam njoftuar nga askush. Edhe unë këtë e kam kuptuar nga lajmet”, ka thënë ai.

Ndërkaq, sipas portaalit “Jepi zë”, minatorët e ndërrimit të dytë janë ngujuar në horizontet 10, 9 dhe 8.

Kujtojmë se para disa ditësh ngjashëm, si pasojë e ndërprerjes së energjisë, pesë pompistë kujdestarë kishin mbetur të ngujuar për rreth 8 deri në 9 orë. /Kosovapress

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit