3.8 C
Skopje
Thursday, November 27, 2025

Kryetari Suad Shaqiri pret Ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja – diskutohen projekte të përbashkëta për zhvillimin e Çashkës

 

Kryetari i Komunës së Çashkës, Suad Shaqiri, ka pritur në një takim zyrtar Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. Florian Qehaja. Vizita u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të dy vendeve.

Gjatë takimit, Shaqiri dhe ambasadori diskutuan mundësi konkrete bashkëpunimi në fusha kyçe si zhvillimi lokal, arsimi dhe kultura. Kryetari Shaqiri e informoi ambasadorin për prioritetet dhe nevojat aktuale të komunës, duke theksuar synimet për projekte që do të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët.

Ambasadori Qehaja shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të mbështetur iniciativa që thellojnë lidhjet dhe bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve.

“Kjo vizitë hap rrugën për partneritete të reja dhe projekte të dobishme për komunën tonë,” deklaroi kryetari Shaqiri.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit