Dënime me do të ketë për të gjithë ata të cilët tentojnë të krijojnë kaos me mbeturinat dhe nuk respektojnë vendimin për hedhjen e tyre sipas orarit të paraparë dhe ndalesës nga ora 22:00 deri në ora 06:00, të mëngjesit. Fillimisht sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski, është kërkuar nga inspektorët që të shkojnë me paralajmërime edhe pse janë shqiptuar tash më disa gjoba për ata që nuk kanë respektuar këtë masë.
Sipas tij, një nga arsyet kryesore të kësaj mase është vendosja në funksion i sistemit të menaxhimit të mbeturinave.
“Një nga ata aspekte është se të gjitha lokalet e qytetit i kanë shfrytëzuar kontejnerët e qytetarëve në vitet e kaluara, nuk kishin kontejnerë dhe bënin deponi shtesë në mikro lokacionet dhe ne patjetër të vendosim rregulla, dhe një nga arsyet për këtë masë është vendosja e sistemit dhe funksionimi i tij, të gjithë kanë detyrime siç ka Qyteti i Shkupit ashtu edhe qytetarët ndaj qytetit. Sa i përket pjesës së mbetur të veprimit kur e shihni se dikush me çdo kusht tenton të krijoje kaos këtu nuk ka dalje tjetër përveç se dënimit dhe dënime do të ketë”, deklaroi Orce Gjorgjievski – Kryetar i Qytetit të Shkupit.
Sipas Gjorgjievskit, pas masave të ndërmarra, situata është stabilizuar me mbeturinat dhe është vënë nën kontroll. Janë pastruar deponitë e mëdha dhe të vogla të paligjshme, ndërsa ndërmarrjet publike që për muaj të tërë nuk kishin paguar paga, punëtorët janë konsoliduar me kontribute të rregulluara shëndetësore dhe pensionale.
”Sa i përket spekulimeve në publik sa i përket asaj që disa persona janë larguar nga puna që të zëvendësohen me punësime tjera, nuk do të punësohen persona tjerë dhe treguam se jemi funksional edhe pa ata të rreth 500 personave të cilët kanë kryer keqpërdorim të sistemit dhe nuk do të tërhiqem nga ajo që dikush që ka marrë para nga qytetarët dhe nuk ka shkuar në punë që të mbaje përgjegjësi dhe paratë t’i ktheje prapa”, tha Orce Gjorgjievski – Kryetar i Qytetit të Shkupit.
Gjorgjievski paralajmëroi punë intensive në të gjitha komunat, realizim paralel të projekteve në të ardhmen që sipas tij, do të sjellin rezultate të dukshme për qytetarët e Shkupit. /Alsat.mk





