16.8 C
Skopje
Monday, November 17, 2025

20 vjet OEMVP feston me TOP 100™ 2025 — ceremonia më e madhe e biznesit në Maqedoninë Veri-Perëndimore

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) fton mediat të marrin pjesë në edicionin e 16-të të TOP 100™, ngjarja qendrore e biznesit që promovon kompanitë më të suksesshme në vend. Në këtë vit jubilar, ku shënohet 20 vjetori i themelimit të Odës, ceremonia do të mbahet më 19 nëntor 2025, në Hotel DoubleTree by Hilton në Shkup, me fillim në orën 19:00.

Gjatë eventit, përfaqësues të OEMVP-së do të japin prononcime për media, duke theksuar rëndësinë strategjike dhe ndikimin e platformës TOP 100™ për zhvillimin ekonomik, rritjen e bashkëpunimit dhe prezantimin ndërkombëtar të bizneseve në rajon.

Ky event është një mundësi unike për rrjetëzim, promovim dhe vlerësim të përpjekjeve të kompanive që kontribuojnë në forcimin e ekonomisë vendore.

Presim me kënaqësi prezencën tuaj!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit