4.8 C
Skopje
Saturday, November 15, 2025

Çka po ndodh me BFI! Pse u anashkalua nga ambasadori i Arabisë Saudite?!

Këtë javë u zhvillua një trafik diplomatik i dendur mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ashtu me 10 Nëntor kryetari i Kuvendit Afrim Gashi zhvilloi takim me ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Sh.T. Faisal Ghazi Ismail Hifzi. Nuk pati lajmërime për takime tjera të zhvilluara të ambasadorit të Mbretërisë në vendin tonë, i cili është rezident në Republikën e Shqipërisë.

Për takimin në fjalë vetëm u lajmërua se janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes vendeve tona, ndërsa sipas Kryetarit të Kuvendit është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit parlamentar nëpërmjet grupeve parlamentare të miqësisë.

Ndërkohë vetëm dy ditë më pas, me 13 Nëntor, BFI e Maqedonisë lajmëroi se kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shaqir ef. Fetai, u prit në një takim miqësor dhe të ngrohtë nga i njëjti Ambasador i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë.

Në asnjërin prej lajmërimeve nuk ceken arsyet e këtyre aktiviteteve të shpeshta diplomatike dhe opinioni publik ka mbet i pasqaruar rreth kësaj. Nuk ka lajmërime shtesë as nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Jashtme të Republikës së Maqedonisë e as nga insitucionet tjera relevante sidomos kur dihet se marrëdhëniet ndërshtetërore me Mbretërinë e Arabisë Saudite janë në ngritje të vazhdueshme ku Qeveria së fundmi ka sjellë edhe vendim për hapjen e Ambasadës permanente në Rijad të Arabisë Saudite.

Pas krej këtyre paqartësive dhe heshtjeve opinioni mbetet i pasqaruar për atë se çka po ndodhë në të vërtetë mes marrëdhënieve ndërshtetërore me Arabinë Saudite dhe nëse BFI e Maqedonisë së Veriut është problemi i krejt kësaj.

BFI përgjatë dy cikluseve zgjedhore në vend ishte e përmendur për skandale të përzierjes politike në dobi të partisë opozitare shqiptare BDI, e cila ishte në pushtet kur kjo udhëheqësi u instalua në krye të e Bashkësisë Islame. Ajo publikisht u akuzua për ndërhyrje partiake politike sivjet në Strugë gjatë zgjedhjeve lokale si edhe në vitin 2024 në Gostivar, gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.

Mund që kjo të jet arsyeja kryesore që pasi tani nuk ka përkrahje qeveritare dhe as simpatitë e VLEN dhe të tjerëve në qeveri udhëheqësa aktuale e BFI mund të jetë bërë partner joreliabël i Mbretërisë së Arabisë Saudite nga ku vazhdimisht kishin përkrahje, pos për organizimin e haxhit edhe ndihma dhe përkrahje tjera.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit