15.8 C
Skopje
Friday, November 14, 2025

Këshilli i Strugës nderon me një minutë heshtje punonjësin e komunës që ndërroi jetë sot

Gjatë mbledhjes konstituive të mbajtur sot, Këshilli i Komunës së Strugës nisi punimet me një minutë heshtje në nderim të një punonjësi të komunës, i cili ndërroi jetë papritur gjatë ditës.

Kryesuesi i seancës shprehu ngushëllime të sinqerta për familjen dhe kolegët e të ndjerit, duke theksuar se ai ishte i njohur për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij në shërbim të qytetarëve të Strugës.

Anëtarët e këshillit u solidarizuan me këtë gjest simbolik, duke theksuar se humbja e tij ka prekur të gjithë komunitetin komunal.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit