5.8 C
Skopje
Sunday, October 19, 2025

Rita Sinani Halimi: Sot qytetarët e Haraçinës vendosin me dinjitet për të ardhmen e tyre

Haraçinë, 19 Tetor2025 – Bartësja e listës së këshilltarëve të koalicionit VLEN në Komunën e Haraçinës, Rita Sinani Halimi, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike me përgjegjësi dhe vendosmëri.

Përmes një mesazhi publik, Halimi theksoi se ky është një moment vendimtar për komunën, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes aktive të qytetarëve në procesin zgjedhor.

“Sot është dita kur qytetarët e Haraçinës flasin me votë. Është dita e shpresës, ndryshimit dhe vendimeve të mëdha për të ardhmen tonë të përbashkët,” u shpreh Halimi.

Ajo theksoi se ekipi i saj dhe koalicioni që përfaqëson janë të përkushtuar për një qeverisje lokale transparente, të përgjegjshme dhe afër qytetarit, ndërsa shtoi se gjatë gjithë fushatës ka ndjerë mbështetje të madhe dhe entuziazëm nga banorët.

“Me vullnet të hekurt dhe përkushtim ndaj Haraçinës, jemi gati të punojmë për një të nesërme më të mirë. Vendosim bashkë – me një zë!”, përfundoi ajo.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit