-1.2 C
Skopje
Sunday, December 21, 2025

Daut Beqiri: “Sot Haraçina vendos për të ardhmen – fitorja do të jetë e popullit!”

Haraçinë, 19 Tetor 2025 – Kandidati i koalicionit VLEN, Daut Beqiri, ka votuar sot në komunën e Haraçinës, duke e cilësuar këtë ditë si një moment të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve.

Pasi ushtroi të drejtën e tij të votës, Beqiri u shpreh optimist për rezultatin dhe vlerësoi qetësinë dhe frymën demokratike gjatë gjithë fushatës.

“Sot është ditë e madhe për Haraçinën! E shfrytëzova të drejtën për të votuar me bindjen se vullneti i popullit do të fitojë. Kemi bërë një fushatë të qetë, të ndershme dhe plot dashuri për vendin tonë,” theksoi ai.

Sipas tij, gjatë gjithë fushatës në terren është ndjerë dëshira e qytetarëve për ndryshim dhe zhvillim, ndërsa ftoi të gjithë banorët e Haraçinës të votojnë me qetësi dhe përgjegjësi.

“Sot Haraçina vendos për të ardhmen dhe fitorja do të jetë e popullit! Me një zë – 7️⃣✅,” përfundoi Beqiri.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit